Të dashur miq, nëse jeni duke i hedhur një vështrim të shpejtë këtyre faqeve, e nëse do të ndjeni një valë paqeje ose edhe një puhizë të lehtë të së resë, mos e lini t’ju iki: dëgjojeni!
Kush është Jezusi në jetën tuaj? Këtu do të gjeni mesazhin dhe dëshminë që na ka lënë don Ottorino.

Përshpirtmëria jonë

 

Duam të bëhemi gjithmonë e më shumë si Jezusi. Duke bërë tonat vetë ndjenjat e tija. Përshpirtmëria jonë shprehet kështu në gjurmë të thjeshta që drejtojnë ecjen tonë mbas Jezusit.

 

 

'A jam në vendin tim?'

Kemi zbuluar që Hyji ka një projekt dashurie mbi secilin prej nesh. Çdo person është një copëz e pazëvendësueshme në mozaikun e mrekullueshëm të krijimit. Për këtë pyetemi në çdo moment nëse jemi duke zënë vendin tonë me Jezusin.

 

'Besim në Provaninë Hyjinore'

Në Qiell është Dikush që mendon për ne! Hyji kujdeset për çdo bijë të tij me dashurinë e Atit. Si Jezusi, rinjohim që Hyji vepron në çdo situatë si një baba i kujdesshëm.


'Kura e diellit'

Çdo ditë i kushtojmë kohë adhurimit në heshtje përpara Eukaristisë, për të marrë “ngjyrën” e Zotit e për të ndjerë si Jezusi.

 

'Fol me Të'

Para çdo veprimi e çdo zgjedhje, i drejtohemi Jezusit që të na ndihmojë të kuptojmë vullnetin e Atit mbi ne. Lutja është një bashkëbisedim i vetëdijshëm e personal me Hyjin, që të mësojmë të mendojmë si Jezusi.

 

'Me Krishtin në zemër, në familje, në punë'

Në këtë mënyrë, Jezusi bëhet qendra e jetës sonë të përditshme. Çdo ambjent e çdo marrëdhënie janë vendi në të cilin mund të rinjohim Hyjin, të fshehur në misterin e çdo personi që takojmë, që të mësojmë ta duam si Jezusi.

 

'Të bashkuar në dashurinë e krishterë'

Hyjit në ne na bën të aftë të jetojmë si vëllezër e motra, në shërbimin reciprok, që të bashkpunojmë të krijojmë një njerëzim më të drejtë e vëllazëror.

 

Dashuria e krishterë mes nesh lind bashkimin, SI JEZUSI ME ATIN E ME SHPIRTIN SHENJT.

 

 

 

Bashkimi prek çdo person me vullnet të mirë, duke na bërë shenjë e mjet për të lindur familjen e madhe të bijëve të Hyjit.

 

 

'Fal, kupto, duro, ndihmo e për të gjithë të kesh një buzëqeshje'

 

Dashuria e krishterë përkthehet në sjelle të thjeshta e të përditshme, që na bëjnë të duam si Jezusi jo vetëm në veprat e jashtëzakonshme, por mbi të gjitha në marrëdhëniet tona të përditshme.

 

 

'Duaje kryqin'

Jemi të vetëdijshëm që dashuria, ndonjëherë, duhet të paguaj çmimin e heqjes dorë e të sakrificës. Jo gjithmonë jeta është e lehtë. Të kundrojmë atëherë Kryqin, që të mësojmë të duam si Jezusiedhe kur na kërkon ta takojmë të vdekur e të ringjallur për ne në vuajtjet e në vështirësitë e jetës.

 

'Nënë, të dua, më bëjë të shenjtë'

Hyji na do të shenjtë, si Jezusi! Emri i vërtetë i lumturisë është pikërisht shenjtëria! Në ecjen drejt kësaj shenjtërie na bëhet shoqe e model Virgjëra Mari, me të cilën ndjehemi të lidhur me dashurinë birnore e të cilës i drejtohemi me lutjen besimplote.

 

 

Go to top