Të dashur miq, nëse jeni duke i hedhur një vështrim të shpejtë këtyre faqeve, e nëse do të ndjeni një valë paqeje ose edhe një puhizë të lehtë të së resë, mos e lini t’ju iki: dëgjojeni!
Kush është Jezusi në jetën tuaj? Këtu do të gjeni mesazhin dhe dëshminë që na ka lënë don Ottorino.

Don Ottorino Zanon, një prift i kënaqur

 

Don Ottorino Zanon, një prift i kënaqur

Mbase të ka lindur një pyetje natyrale: kush është don Ottorino, ky prift që i pari ka ndjerë thirrjen e Jezusit që të jetë shenjë e mjet i bashkimit të dashurisë së krishterë?

Ja për ju disa të dhëna, për t’ju përgjigjur kuriozitetit tuaj.

Don Otorino Zanon ka lindur në Viçenca më 9 gusht 1915, në një familje të varfër. Është urdhëruar prift më 26 maj 1940, gjatë luftës së dytë botërore. Ndihmës famullitar në një famulli qyteti, mbeti i goditur nga situata e dhimbjes dhe e mjerimit që jetonin familjet në periferinë e qytetit.

 

Më 24 maj 1941 i dha jetë një Vepre të re, Institutit Shën Gaetani, duke mbledhur e mirëpritur  djemtë jetim e të braktisur dhe duke i edukuar nëpërmjet punës, që të ishin qytetarë të mirë e të krishterë të mirë.

Që nga fillimi përfshiu bashkëpunëtorë në Veprën, duke iu besuar Provanisë për t’iu përgjigjur nevojave të shumta të djemëve; nuk munguan asnëjherë shenjat konkrete të pranisë së Hyjit, të cilit i përket Vepra. Më 1948 mblodhi grupin e parë të të rinjve, që do të bëhen rregulltarë, priftërinj e diakon.

 

Më 1961 lindi “Shoqëria e Përshpirtshme Shën Gaetani”, kongregatë rregulltare kushtuar kujdesit baritor të famullive mes popullatave të varfëra e në dioqeza me mungesë kleri.

Kishte një shpirt atëror, të gëzueshëm e përtëritës në edukimin e të rinjve, një pasion të papërmbajtshëm për Jezusin e një dëshirë të madhe për t’i shpallur botës bukurinë e të qënurit të bashkuar me Të si edhe midis nesh.

 

Don Ottorino iu kushtua formimit të rregulltarëve të rinj dhe gjallëroi përhapjen misionare të kongregatës.

 

Don Ottorino vdiq në Breshia më 14 shtator 1972, për shkak të një aksidenti rrugor.  

Fjalët e tija të fundit qenë: 'Jezus të dua'.

 

 

 


His last words were : “Jesus, I love You”.

Go to top