Të dashur miq, nëse jeni duke i hedhur një vështrim të shpejtë këtyre faqeve, e nëse do të ndjeni një valë paqeje ose edhe një puhizë të lehtë të së resë, mos e lini t’ju iki: dëgjojeni!
Kush është Jezusi në jetën tuaj? Këtu do të gjeni mesazhin dhe dëshminë që na ka lënë don Ottorino.

Familja e don Ottorino-s

“Duajeni shumë njëri-tjetrin!”

 

Është kjo ftesa që na ka lënë don Ottorino. Me një thjeshtësi çarmatosëse. Është ajo për të cilën ka nevojë çdo zemër. Dhe zemra e të dashurit tonë me njëri-tjetrin është Jezusi; modeli i të qëndruarit tonë së bashku është familja e Shenjt e Nazaretit; zjarri që ngroh shtëpitë tona është dashuria e Atit për bijtë e tij.

 

 

Në Familjen tonë, thirrje të ndryshme shkrihen në të vetmin ideal.

Jemi Rregulltar barinj: si të shuguruar, jetojmë në bashkësi të vogla; si mbarështues të urdhëruar, jemi priftërinjë e diakona dhe marrim përsipër së bashku udhëheqjen baritore të famullive, me një vëmendje të veçantë për të rinjtë e për punëtorët.

 

Ne priftërinjtë jemi edukator në besim. Ne diakonët jemi animatorë e formues të laikëve në ushtrimin e dashurisë së krishterë.

 

 

 

Të gjithë rregulltarët përbëjnë Kongregatën e thirrur 'Shoqëria e Përshpirtshme Shën Gaetani'.

 

Jemi motra në diakoni, gra të shuguruara që jetojnë në bashkësi. Duke ndjekur shembullin e Marisë, shërbëtores së Zotit, marrim pjesë e gjallërojmë jetën e bashkësisë së krishterë së bashku me rregulltarët. Jetojmë me punën tonë, dhe hyjmë mbi të gjitha në aktivitetet sociale, edukuese e bamirëse.

Jemi Miqtë e don Ottorino-s, burra e gra, laikë të martuar e jo të martuar, që jetojnë një jetë si laik në botë.

Misioni ynë kryesor është ai që të çojmë Jezusin në ambjentin e punës, në familje e në jetën e përditshme. Bashkëndajmë shpirtin e Familjes e jemi të angazhuar në veprën baritore, afër rregulltarëve e motrave në lutje e në shërbim. 

Go to top